Sektori Kundër Krimit Financiar filloi dje procedimin penal në gjendje të lirë për Shaqo Osmani, 56 vjeç, banues në Dërmenas dhe Durim Beqaraj, 56 vjeç, me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Kadastrës në komunën Dërmenas. Ndaj tyre ka nisur hetimi pasi akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë, duke bërë ndryshime dhe falsifikime në formularin nr. 6 të tokave, të fshatit Povelçë. Të dyshuarit mohuan akuzat duke thënë se veprimet janë ligjore, ndërsa dosja penale i kaloi për veprime të tjera prokurorisë vendore.
