Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për Y. S., banues në Gorishovë, me detyrë kryeplak i këtij fshati. Burime zyrtare nga policia vendore thanë se akuza ndaj tij është se nuk ka ushtruar kompetencat sipas legjislacionit për Pushtetin Vendor, në lidhje me një sipërfaqe toke në fshatin Gorishovë, komuna Cakran. Nuk u dhanë detaje të tjera, por në dosjen që i është dërguar prokurorisë theksohet se bëhet fjalë për veprën penale “shpërdorim detyre”.
