Fier, makina përplas për vdekje 76-vjeçarin

anazapta

Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet në Fier.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Marinë-Jakodinë, ku 76-vjeçari Ramiz Çepele ka gjetur vdekjen, pasi është goditur nga një automjet, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Mendohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë. Policia po  punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *