Katër persona kanë marrë peng një 26-vjeçar për motive të dobëta, duke e rrahur barbarisht dhe më pas e kanë hedhur të lidhur këmbë e duar në një kanal vaditës. I riu me inicialet F. C., u gjet nga kalimtarë të rastësishëm dhe u dërgua në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas hetimeve të kryera, policia identifikoi si autorin kryesor Arben R., 33 vjeç, banues në Levan, të cilin e shpalli në kërkim, bashkë me të tjerët. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 të së martës, në vendin e quajtur “Rotondo e Frakulles”.
