Fier, maskat grabisin një pikë transfertash parash

Saimir Lleshi

Dy persona të maskuar kanë grabitur një pikë dërgimi parash në qytetin e Fierit.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në afërsi të Prefekturës. Ende nuk dihet shuma e grabitur. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku nisën hetimet për të zbardhur rastin.

Kjo është grabitja e dytë brenda 24 orëve në qytet. Mbrëmjen e shkuar, në Lushnjë u grabit një supermarket.

Grabitësit thyen xhamat e dritares duke hyrë brenda ndërtesës. Ende nuk dihen autorët e dy ngjarjeve. /Dita/

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *