Fier/ Mban peng prej 6 muajsh 17-vjeçaren, arrestohet 40-vjeçari

DITA Online

 

Një 40-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se është autori i rrëmbimit të një 17-vjeçareje, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor të vitit të shkuar.

Në pranga përfundoi Shpëtim Muharremi, banues në fshatin Levan të Fierit.

“Ndalimi i tij u bë pasi, nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17-vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *