Fier, me drogë dhe armë, 4 të arrestuar nga policia

anazapta

Katër persona u arrestuan brenda disa orëve nga policia vendore pasi u kapën me drogë dhe armatim.  Armando Yzeiraj, 20 vjeç, Emiljano Ruçaj, 20 vjeç dhe Florian Xhelilaj, 19 vjeç, banues në Patos, akuzohen për “prodhim dhe mbajtje lëndësh narkotike dhe të armëve të zjarrit”. U kap një qese me peshë 17,55 gramë dhe një me 29 doza me 689 gramë të tjera hashash, 53 fishekë, dy telefona celular, 26100 lekë të reja, si dhe peshore. Kurse Daut  Xhulaj, 63 vjeç, u kap në Levan një automatik “Sharrs” me fishekë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *