Sektori i Antidrogës finalizoi dje operacionin e koduar “Pelikani”, në kuadër të së cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi i të shpallurit në kërkim ndërkombëtar, Arben Gropa, 44 vjeç, banues në Patos. Interpol Roma kishte lëshuar urdhër-arresti për ekstradim, pasi Gjykata e Romës e kërkonte prej vitit 2009 për “trafik të drogës”. Rishpallja e tij në kërkim u bë në 2012, kur edhe u dënua me 32 vjet e 6 muaj burg. Gropa fshihej edhe me emrin Vangjel Zijaj dhe kishte në pronësi një lokal.
