Fier, plagoset me armë në makinë 44-vjeçari, kërkohet autori

anazapta

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e së enjtes në aksin Fier-Levan, ku një person u gjet i plagosur. Ngjarja ndodhi te vendi i quajtur “Karburanti Veliaj”, teksa udhëtarët panë një makinë anash rrugës me xhama të thyer dhe njoftuan policinë. Brenda mjetit u gjet një person i plagosur, P. M., 44 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal për mjekim. Policia nisi hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe autorët e këtij sulmi të armatosur. Policia shpalli në kërkim autorin Julian Hodaj, 41 vjeç, nga Vlora dhe krimi ndodhi për motive të dobëta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *