Fier, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari

DITA Online

Ka nisur me plagosje viti i ri 2019. Një 30-vjeçar nga Fieri mësohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal ku po festohej Viti i Ri. I plagosuri është shtetasi me Julian Serdani, i cili ka shkuar në spitalin e Fierit rreth orës 5 të mëngjesit.

Në datën 01.01.2019, rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen “15 Tetori” Fier, ka ndodhur një konflikt ku dyshohet se me armë zjarri ka ngelur i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi J.S, 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve“, sqaron policia.

Raportohet se i riu ka qenë i dehur dhe nuk ka treguar asgjë si mund të ketë ndodhur ngjarja.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

v/l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *