Një efektiv policie është goditur me thikë në Fier. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Protza, ku 47vjeçari Afrim Allkaj është goditur me thikë nga një bashkëfshatar pas një zënke të çastit. Allkaj ishte jashtë shërbimit kur ndodhi ngjarja, e ndërsa nga plagët e marra ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
