Fier, plagoset rëndë me armë zjarri një 26-vjeçare

anazapta

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot paradite në qytetin e Fierit. Një 26-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë me armë zjarri nga një person, në rrethana ende të pasqaruara. Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi në lagjen “Kastriot”. E plagosura është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij. Pritet që policia e Fierit të japë më shumë detaje rreth ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *