Fier, Prifti shpërndan lopë dhe gjela deti për familjet e varfra

anazapta

Deputeti Dritan Prifti shpërndan ndihma për familjet e varfra të komunës Dërmenas. Ish-deputeti i LSI-së, tashmë i pavarur, u ka ardhur në ndihmë familjeve të varfra të fshatrave të Fierit në prag të festave të fundvitit. Prifti u ka dhuruar lopë dhe gjela deti 40 familjeve më të varfra të zonës së tij elektorale.

Iniciativa e zotit Prifti nuk është e re. Ajo është kthyer në traditë gjatë 2-3 viteve të fundit, për t\u ardhur në ndihmë familjeve që nuk kanë mundësi të festojnë festat e fundvitit.

“Në kushtet kur shteti, qeveria, largohet çdo ditë e më tepër nga njerëzit që kanë halle, që kanë nevoja ekonomike, që kanë probleme shëndetësore, unë dëshiroja të jepja një shembull tjetër. Atë të një personi, që me mundësitë e tij modeste kërkon të ndihmojë dikë”, u shpreh Prifti, duke apeluar që shembullin e tij ta ndjekin edhe politikanët e tjerë.

Share This Article
2 Comments
  • Bravo Prifi, “hajdut i ndershem”. Po pergatitet te hyje ne zgjedhje si kandidat i pavarur nese nuk can dot ne listat e PS. Po nuk merren dot votat me lope e gjela deti nga pare te vjedhura po nga populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *