Fier, procedohen 5 taksistë pa licencë, iu sekuestruan edhe mjetet

Dita

Policia e Fieit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 taksistë të cilët ushtronin aktivitetin e tyre të palicensuar. Personave iu sekuestruan edhe mjetet me te cilat ushtronin aktivitetin.

“Në kuadër të Plan –Operacionit “INFORMALITETI”, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, ushtruan kontrolle ndaj informalitetit që kryhet nga drejtuesit e automjeteve të transportit të udhëtarëve të pa pajisur me liçensën përkatëse (taksi)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat i kontrolli u bë kapja në flagrancë dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale ” Fshehje e të ardhurave” ndaj shtetasve:

F, 25 vjeç, ku në cilesinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti me targa AA926 AV.
T, 43 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti me targë AA 782 GZ.
S, 53 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti me targë AA 557 IL.
Z, 51 vjeç , ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti tip Toyota 6+1 , me targë AA 269 BR.
H, 46 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti tip Volkswagen 6+1 me targë AA 874 JP.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier , për hetime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *