Persona të paidentifikuar kanë sulmuar punonjësin e një pike karburanti në fshatin Libofshë të Fierit rreth orës 01:40 të mëngjesit të djeshëm. I dëmtuari A. V., tha se ishin dy persona që e sulmuan befasisht me armë, duke i marrë rreth 38 mijë lekë të reja të xhiros ditore në turnin e tij. Policia tha se nisi hetimet duke marrë dëshminë, sekuestruar pamjet e kamerave dhe mbledhur gjurmë. Po dje u ndalua edhe Roksion (Arsen) Plaka, 26 vjeç, banues në Kuman, me masë “arrest në burg” për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.
