Një 53-vjeçar është qëlluar me thikë në bark, në qytetin e Fierit.
Bëhet e ditur se shtetasi Pertef Xhafaj është qëlluar me thikë, si pasojë e një konflikti të ndodhur në lokalin e tij.
Sot, në orën 14:10, 53 vjeçari me banim në Fier është sjellë nga familjarët në urgjencën e spitalit të këtij qyteti.
Shtetasi Pertef Xhafaj momentalisht ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor.
Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
s.a/dita
