Fier, risi në masat kundër aksidenteve

anazapta

Nëse të bie rasti të kalosh në aksin rrugor të autostradës nga Fieri drejt Lushnjës të bien në sy këto makina të shkatërruara. Pamja nuk është e këndshme por vendosja e tyre e ka një domethënie. Kjo është një lloj fushate sensibilizuese që zbatohet për herë të parë në Shqipëri nga policia rrugore me qëllim uljen e numrit të aksidenteve. Efektet janë të menjëhershme tek drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks. Nga ana tjetër Ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme kanë menduar edhe një tjetër formë për një kujdes më të madh në qarkullim siç janë këto tabela. Fushata ka nisur në këtë aks rrugor duke qenë se kohët e fundit janë shënuar një numër i lartë aksidentesh rrugore. Rasti më i fundit ishte dy ditë më parë në kthesën e Çermës në aksin Lushnjë- Rrogozhinë humbi jetën një 52-vjeçar, në përpjekje për të kaluar autostradën. / Vizion Plus

Share This Article
4 Comments
  • kete pamje e gjen edhe ne kroaci ne vendin e pagimit te autostrades … luçko …. eshte i vendosur ne dalje te pageses esht e trishtueshme dhe te ben te mendohesh ……

  • Ore jo makina te kesaj kategorie te vendosni anes rruges por kufoma live shqipetari pa bere nje parakalim nuke rrin dot edhe pse ne futbooll jemi cop cop….imaxhinoni ne kete vape….mish…birre…dhe ndonje p…..te ben te fluturosh….ec popull se bishti vazhdon te rritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *