Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në zonën pyjore të Shkozës në Cakran të Fierit, shumë pranë zonës që u përfshi nga flakët pasditen e djeshme.
Rreth 5 ha janë përfshirë nga flakët dhe për momentin zjarri ndodhet nën kurorë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit dhe dy drejtuesit kryesor të tyre.
Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dhe punonjësit e Drejtorisë pyjore.
Flakët për momentin mësohet se ndodhen nën kontroll.
b.b/dita
