Fier, shitja e drogës në shkolla, kapet edhe i treti

anazapta

Seksioni Kundër Narkotikëve ndaloi të shpallurin në kërkim Xhoeni Beqiraj, 20 vjeç, banues në Martinë. Me vendimin nr. 263 të 20 majit 2014, Gjykata e Rrethit Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, si i dyshuar për ngjarjen e 28 prillit të këtij viti në lagjen “Kastriot”, ku në afërsi të shkollës jopublike “Alen”, bashkë me Françesko Bahaj dhe Aldorin Muçaj, të arrestuar, i janë larguar Patrullës së Policisë dhe kanë hedhur në tokë një qeske të mbushur me hashash që do e shisnin edhe në shkolla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *