Agjentët ndaluan të kërkuarin Françesko Hasanaj, 22 vjeç, banues në Lushnjë. Ndaj tij, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim nr. 304, të datës 29 tetor 2013, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për “prodhim dhe shitje e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”. Në pranga ra edhe Altin Malokaj, 41 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të lokalit të A. K., 52 vjeç. Nën akuzë u mor edhe H. S., 45 vjeç, që duke u hequr si inspektor Tatimesh, i ka kërkuar gjobë 1300 euro A. V., pronare e një lokali.
