Një i kërkuar u arrestua nga policia vendore pasi akuzohet se ka shkatërruar dhe bastisur për skrap në ambientet e TEC-it Fier. I arrestuari është Nelson Hoxha, 26 vjeç, banues në Drizë. Ngjarja ka ndodhur më 23 prill 2014, ku bashkë me të tjerë kanë vjedhur tubacione hekuri në ndërmarrjen e TEC, të cilat më pas i kanë shitur për skrap. Në kuadër të operacionit “Teci”, për këtë ngjarje janë arrestuar 10 persona dhe dy janë në kërkim. Po dje, gjatë aksionit “HIT”, u nis hetim për A. B., 27 vjeç, banues në Kallm, pasi mjeti “Benz”, me targa TR8420S, rezulton i vjedhur.
