Dy incidente kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në puset e naftës në Zharrëz dhe në Mallakastër. Persona ende të paidentifikuar sulmuan me armë gjatë natës, duke zbardhur dita e djeshme, vatrën e pusit të një kompanie nafte, ku dhe është qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu rojës privat G. Sh., 37 vjeç, banues në Roskovec, i kanë grabitur një radio dhe një celular. Kurse në Mallakastër, sipas kallëzimit të M. M., 56 vjeç, persona të paidentifikuar kanë vjedhur 250 litra vaj të transformatorit të energjisë elektrike në fshatin Dukas.
