Në Poliklinikën Qëndore të Fierit pacientët vendosen në radhë që në orën 6 të mëngjesit.
Disa prej tyre vijnë që në orën 4:30.
Ata vijnë për të kryer vizitën pranë mjekut specialit osë për të bërë analizat. Është mjeku i familjes ai që vendos për datën dhe orën e vizitës. Më pas, pacienti duhet të paraqitet pranë poliklinikës për të marë në recepsion numrin e radhës së vizitës. Pikërisht një gjë e tillë ka bërë që qytetarët të vendosen në radhë që në orët e para të mëngjesit.
Sipas pacientëve po nuk more numrat e parë në recepsion, rrezikon të humbasësh shërbimin mjekësor. Për këtë arsye, në recepsion nuk mungojnë konfliktet midis tyre.
“Në orën 4 kam qenë këtu. Tani presim kur të marrim numër, do rreshtohemi, por pastaj bëhet lëmsh këtu”, thotë një pacient.
“Po të vij në orën 8:00, nuk të njeh më njeri në radhë”, shprehet një pacient tjetër.
“Shtyhen njerëzit se po kaloi ora 8:00, kur ma kanë caktuar vizitën, doktori nuk të pranon më”, thotë një paciente.
Ndërsa, sipas shefes së shërbimit, Genta Gjni, qytetarët nuk kanë përse të paraqiten në poliklinikë që në orët e para të mëngjesit.
”Në varësi të fashës duhet të paraqitet edhe pacienti. Për shembull, nëse fasha është 8-10, është normale që pacienti të paraqitet rreth orës 8:00, të tërheqin numrin përkatës në recepsion dhe kalojnë tek specialisti. Ky është një numer që përcakton numrin e vizitës pranë specialistit, jo numrin 4 për të marrë shërbimin në poliklinikë”, shpjegon Gjini.
M.H/ Dita

po pensionistet e kane fajin o shefe
ata i ngaterrojne numrat pa dashje, se jane mesuar ne komunizem ku vizitoheshin pa numra
juve vazhdoni sorrollatini se nuk kane me se merren, fundja ne pension jane, njehere do verdallisen nga pensionet ku rradhat jane dhe me te shtyre e me ulerima, dhe tani te shtyhen te doktori
kane nevoje dhe per pak fiskulture..
mire ti gjeje,votuan qorrazi shendetesine falas.
njerez te pashprese.
Ah, pra radha me tulla, me gure ose me qese plastike qe ne oren 4.30 nuk na qenka fenomen vetem i komunizmit !
Ha ha ha … ta gezoni me jete kete mutokracine alla shqiptare, po si i thone, tulla tek tulla do shkoje.
Gezoni shoke se kjo eshte shendetesia FaLAAAASSS qe ju solli kriepsikoja. Votojeni perseri qe te ngriheni akoma me heret.