Një grua 55-vjeçare ndërroi jetë në spitalin rajonal pak orë pasi u dërgua nga të afërmit e saj, pasi kishte pirë një sasi helmi bujqësor fostoksinë. Burime policore thanë se morën njoftim për dërgimin në gjendje të rëndë në urgjencë të N. Y., 55 vjeçe, e cila megjithë ndihmën e marrë nuk arriti të mbijetonte. Nga hetimet e kryera dhe dëshmitë e familjarëve rezulton se e ndjera vuante prej kohësh nga depresioni mendor dhe kurohej në vazhdimësi.