Fier, vjedhje, falsifikim dhe dhunë, 4 të arrestuar

anazapta

Policia vendore arrestoi brenda një dite katër persona të dyshuar për krime të ndryshme. Ilir Gjolena, 20 vjeç dhe Aldo Arapi, 21 vjeç, banues në Lushnjë, u ndaluan pasi akuzohen për “vjedhje në bashkëpunim” në fshatin Zgjanë. Kurse nën akuzë u mor edhe A. P., 44 vjeç, banues në Fier, pasi më 4 janar ka aplikuar për pasaportë biometrike me gjeneralitete të rreme. Po në Lushnjë u mor nën akuzë edhe E. R., 31 vjeç, pasi ka kundërshtuar urdhrin e gjykatës dhe kërcënoi gruan 21-vjeçare me të cilën po divorcohet.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *