Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fier, djali i biznesmenit mund të jetë vrarë për 50 mijë lekë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Fier, djali i biznesmenit mund të jetë vrarë për 50 mijë lekë
AktualitetKomunitetKronikeLajm i fundit cicerr

Fier, djali i biznesmenit mund të jetë vrarë për 50 mijë lekë

anazapta
Published January 22, 2013
Share
SHARE

U ka telefonuar për herë të fundit prindërve për t’u thënë se po u dërgonte darkën,  që e kishte porositur në një piceri të qytetit. Pas kësaj telefonate celulari i 21 vjecarit u fik dhe prindërit nuk mësuan asgjë për të deri mbrëmjen e së dielës. Për herë të fundit nga ai morën një picë familjare për tu ushqyer.

Të tronditur nga ngjarja janë të afërmit e familjes Prifti në lagjen ”Sheq i Vogel”  në Fier. Gjithçka që dinë  për motivin e mundshëm të vrasjes e kanë dëgjuar nga mediat. Për ata Andi ishte një djalë korrekt, pa asnjë konflikt. Ai vazhdonte studimet në vitin e 3-të në Juridik në Tiranë dhe vrasja në një rrugë errësire fshati është dramatike.

21-vjeçari Andi Prifti u gjet i vrarë mbrëmjen e së dielës në afërsi të fshatit Seman. Ai është qëlluar tre herë me thikë, dy goditje pas kurrizit dhe një prerje në fyt. Policia nuk ka një pistë zyrtare për shkakun e vrasjes dhe motivin, por dyshon se krimi është realizuar nga dy persona. .

Miqtë e viktimës thanë në polici se 21 vjeçari kishte fituar 500 mijë lekë në një lotari sportive, çka mund të jetë bërë shkak për një agresion ndaj tij me qëllim marrjen e parave.

Në telefonatën e fundit të 21-vjeçarit me prindërit e tij mësohet të ketë thënë se ndodhej në një lokal lotarish sportive.

Por policia ka vërejtur në kur u gjet trupi i 21 vjeçarit nuk është gjetur celulari i tij, megjithatë policia po zbardh tabulatet telefonike nëpërmjet të dhënave të kompanisë përkatëse të shërbimit celular. Gjithashtu hetimet janë shtrirë edhe në lokalin e basteve ku është parë për herë të fundit 21-vjeçari. Vrasja mendohet se nuk ka ndodhur fshatin Seman  ku u gjet trupi, por autori ose autorët e kanë lënë trupin aty për të mbuluar gjurmët e skenës së krimit.

 

Flet xhaxhai i viktimës, Pandeli Prifti

 “ Familjes i dërgoi picë për herë të fundit”

 

Pse kjo vrasje, çfarë mund të thoni ju për këtë krim të egër?

Asgjë nuk dimë të themi.

 

Është e vërtetë që ishte zhdukur prej 2 ditësh?

Po, të shtunën, në darkë nuk erdhi në shtëpi. Doli për kafe pasdite, kishte porositur një picë, foli në telefon dhe tha që po dërgonte një picë familjare .

Më pas folën në telefon prindërit?

 Jo, i ishte fikur telefoni se s’kishte bateri

 

Çfarë mendoni, pse mund ta kenë vrarë?

 Nuk e dimë, ne jemi të patrazuar me njeri, as djali nuk kishte probleme, policia duhet ta gjejë vrasësin. Nuk dimë ç’të themi tjetër.

 

*  *  *

Fier, vritet studenti 21-vjeçar, dyshohet grabitje

21 janar – Një 21-vjeçar u gjet i vrarë pasditen e së dielës në Fier. Andi Prifti, 21 vjeç, djali i një tregtari shumice, është vrarë me thikë dhe trupi i tij është gjetur në vendin e quajtur Kulla e Ujit, në komunën Topojë të Fierit. Kalimtarë të rastit kanë parë kufomën dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Uniformat blu kanë nisur menjëherë hetimet dhe brenda disa orësh kanë shoqëruar 15 persona të dyshuar.

Një ditë më pas, policia e Fierit bën të ditur se vrasja e 21-vjeçarit dyshohet të jetë kryer për motive grabitjeje. Nga hetimet e policisë ka dalë se Andi Prifti, natën e vrasjes, kishte fituar një shumë të madhe parash në një pikë bastesh dhe autorët e krimit mendohet se janë perona që kishin dijeni për këtë fakt.

Policia tha se dyshon që krimi është kryer në një vend tjetër, ndërsa më pas, trupi është transportuar drejt Kullës së Ujit, ku u gjet pasditen e djeshme.

Andi Prifti ishte djali i një tregtari të materialeve të ndërtimit në qytetin e Fierit. Ai ishte student i Juridikut në Universitetin e Tiranës.

anazapta January 22, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?