Një 27-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Fierit, pasi është goditur disa herë me thikë në bark. Sipas policisë, Kastriot Toska është goditur me thikë nga bashkëfshatari i tij Tomorr Kaso 46-vjeç. Vrasja mendohet të ketë ndodhur pas një grindje për motive të dobëta.
Fillimisht i riu i plagosur u çua me urgjencë në spitalin e qytetit të Fierit, por sipas mjekëve thika i ka prekur organet jetësore dhe për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes mjekësore. Policia ka shpallur në kërkim 46-vjeçarin Kaso dhe po punon për kapjen e tij.
Hetimet për të zbardhur ngjarjen e plote, vazhdojnë.
