Fierakët kundërshtojnë nisjen e punimeve të parkut

Elton Tafaruci

Banorët e Fierit kundërshtojnë nisjen e punimeve për parkun qëndror të qytetit. Banorët janë të pakënaqur me kompensimin që është dhënë nga qeveria për pronat e tyre.

Zbatimi i projektit parashikon lirimin e hapësirave pranë xhamisë së Fierit për të ndërtuar parkun qëndror vlera e investimit të të cilit arrin në 4 mln euro.

Parku qëndror vlerësohet si nje risi dhe një nga projektet bashkohore për të ardhmen urbane të Fierit.

Sipas autoriteve të ketij projekti “parku qendror”është konceptuar si zemra e qytetit dhe në të do të mbetet godina e vjeter gati 90 vjeçare që ndodhet në këtë shesh.

Edhe pse dikur ka qenë fabrik e miellit (deri ne vitet 90 ) ajo është ideuar që të shndërrohet në një qendër kulturore artistike për të rinjtë e qytetit

Parku qëndror i Fierit do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2,3 hektarësh ndërsa punimet për përfundimin e tij parashikohen të zgjasin dy vjet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *