Në fundjavë luhet për shorteun special të verës. Me biletën speciale të këtij shorteu, luhet për bingon e madhe milionere, për makinën “Pezho 107”, 5 udhëtime turistike, celularë, lap-top, televizorë, si dhe shumë dhurata të tjera që do të fshihen në zarfe. Çmimet në zarfe nisin nga 20,000 lekë
Telebingo shqiptare shpërblen me dhurata e çmime të mëdha dhjetëra familje të përzgjedhura si fituese të lojës telefonike. Ndërkohë që me mijëra të tjera u janë gëzuar shumave të fituara me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës ka shpallur një familje nga Shijaku si fituese të parë të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Në betejën me zarfet, kjo familje ka siguruar 30,000 lekë, të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një tapet i ofruar nga mbështetësit financiarë të programit.
Një tjetër fitues i është bashkuar lojës telefonike, duke siguruar prej saj plot 60,000 lekë. Më tej loja telefonike është ndalur në qytetin e Fierit për të përzgjedhur fituesin e radhës, i cili ka siguruar nga loja më popullore e fatit shumën prej 50.000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe Servetit në kryeqytet, ku me përzgjedhjen e zarfeve të preferuara ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën 40,000 lekë, si dhe dy orë. I fundit që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një nga çmimet më të lakmueshme, makina “Pezho 107”, ishte Dhimitri në qytetin e Korçës.
Ndonëse nuk ka qëlluar dot në shenjë zarfin që mbante të fshehur këtë çmim, Dhimitri ka fituar nga Telebingo 50,000 lekë. Shorti i goglave për çmimin e madh të javës ka zgjeruar edhe më tej listën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve. Sipas të dhënave të raportuara dy biletat fituese të çmimit të madh janë blerë në Lushnje dhe Fier, ku secili nga fituesit do të marrë nga Telebingo497,885 lekë.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 13648 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur359 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 830 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.
Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.