Fier, kapen 4 adoleshentë që lëviznin të armatosur

Elton Tafaruci

Katër persona janë arrestuar në Fier, pasi policia mori informacione në rrugë operative se lëviznin të armatosur nëpër qytet.

Të arrestuarit janë Aleks Pashaj 23 vjeç, Enea Kolaj 26 vjeç, Marineo Qypi 18 vjeç dhe E.D 17 vjeç. Sipas policisë, adoleshentët lëviznin me makinë gjatë orëve të natës dhe u ndaluan në zonën e quajtur ‘Safari’.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre tip Benz me targa AA 588 GA në pronësi të 23-vjeçarit Pashaj u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë “Berreta Gordone”, një pistoletë “Bruni” model 92, një silenciator ‘Z Stava’ dhe dy karikatorë pistolete.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *