Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ishte në Fier ku përuroi zyrën e re veterinare, e konceptuar si një klinikë ku do ruhen të dhënat për bagëtitë, si një mundësi gjurmimi të ecurisë së tyre.
Gjithashtu Panariti inspektoi dhe punimet për pastrimin e kanalit vaditës Vjosë-Levan, ndërhyrje që kryhet për herë të parë pas 25 vitesh dhe do ndihmojë për vaditjen e tokave bujqësore të zonës dhe do të shmangë përmbytjen e prodhimeve.
Hapja e stacionit të parë veterinar në qarkun e Fierit dhe krijimi i një dabase të kafshëve do t’u vijë në ndihmë veterinerëve dhe fermerëve për evidentimin në kohë të sëmundshmërisë tek kafshët, dhe rrezikun e transmetimit të tyre tek njeriu.
Ministri Panariti pasi pa nga afër klinikën veterinare theksoi se do jetë pika e kontaktit me fermerin dhe do garantojë blegtori cilësore.
Investimi 81 milion lekësh i qeverisë, për pastrimin e kanalit vaditës pritet të rrisë ndjeshëm prodhimin në rreth 14 mijë ha tokë bujqësore.
