Fierza është vepra energjetike më e madhe në vend. Në tetor të vitit të kaluar mbushi 37 vjet punë, kur në vitin 1978 nisi prodhimin turbina e parë.
Hidrocentrali i Fierzës (dikur Drita e Partisë), është ndërtuar mbi lumin Drin në afërsi të fshatit Fierzë, nga ka trashëguar edhe emrin e tij. Bën pjesë në juridiksionin dhe ndarjen administrative të Tropojës (përballë, matanë lumit Drin, ndodhet fshati Fierzë i Pukës). Për shumë vite ka pasur mosmarrëveshje dhe “zënka” për administrimin e veprës gjigante të dritës, me pretendimin e banorëve të Pukës se është ndërtuar në tokat e fshatit Gropa, administrativisht e ish-komunës Fierzë të Pukës.
Ndërtimi i hidrocentralit filloi në nëntor të vitit 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978. Për ndërtimin e tij dhanë jetën 54 punonjës. Ndërtuar me pajisje të ardhura nga Kina, por i konceptuar 100 për qind nga inxhinierët shqiptarë, hidrocentrali që shtrihet mbi lumin Drin ka shërbyer si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje. I parafundit ndër hidrocentralet e ndërtuar nga sistemi komunist, Fierza ka një kapacitet prodhimi prej 500 megavat (MW), ndër më të mëdhenjtë në Ballkan (i pari konsiderohet HEC-i i Danubit në Serbi). Me kalimin e viteve gjiganti energjetik ka ndjerë nevojën e ndërhyrjes së investimeve dhe, para disa vitesh ka përfunduar rehabilitimi i dy turbinave, duke e rikthyer në gjendjen më optimale, madje duke e rritur kapacitetin e prodhimit energjetik.
***
Aktualisht, në hidrocentralin e Fierzës janë të punësuar rreth 160 veta. Rezervuari (liqeni) ka një vëllim prej 2.7 miliardë m3 ujë, diga është ndërtuar me material vendi, gurë, zhavor dhe bërthamë deltine, me lartësi 167 ml (nga digat më të larta), gjatësia në kurorë 400 ml, volumi i përgjithshëm i materialeve të ndërtimit të hedhur në të është 8 milionë m3, tunele 5500 ml., sipërfaqja e ujit të rezervuarit 72.6 km2, thellësia maksimale 128 ml, fuqia e instaluar 500 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 1.8 miliardë kilovat/orë etj.
Nuk dihet tamam se sa ka kushtuar ndërtimi i Fierzës, por ajo që dihet me siguri është fakti se pajisjet dhe teknologjia e ardhur nga Kina janë shkëmbyer me mineral kromi, ndërsa të gjithë koston vepra energjetike e ka shlyer pas tre vjet punë. Të gjitha objektet dhe nënobjektet e kësaj vepre janë projektuar nga inxhinierë shqiptarë dhe janë ndërtuar nga ndërtuesit shqiptarë. Me punën e saj kjo vepër e ka shlyer veten në vitin 1981 dhe që nga ai vit e në vijueshmëri punon për nevojat ekomomike të vendit.
Për ndërtimin e saj morën pjesë për 7 vite radhazi inxhinierë të njohur të asaj kohe si, Pandi Çezmaxhiu, Nesti Lubonja, Rrahman Hanku, Emin Mysliu, Martin Geci etj.
Nga shpërthimet masive të shpateve të maleve në ato vite, u zhduk edhe “Pusterri i Rajës”, një nga mrekullitë natyrore në alpet tona, i mbështjellë me mistere dhe gojëdhëna shekullore.

Pranë dritës i paparë!…
Hidrocentrali i Fierzës është pjesë e ish-komunës me të njëjtin emër, e cila asgjë nuk ka përfituar nga hidrocentrali, as Fierza e as Tropoja. Energjia elektrike në shuma fshatra dhe lagje mungon me muaj të tërë. Shtyllat prej druri që në kohën e elektrifikimit janë kalbur e rrëzuar. Ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të prapambetura nga 1 janar 2007, e OSHEE pavarësisht kushteve të rënda ekonomike, ndjek avazin e vjeljes së detyrimeve dhe kamatëvonesave. Një punonjës i administratës publike, shprehet se na bazë të akt-marrëveshjes së lidhur, detyrimet ndaj OSHEE-së i likuidon pas 20 vjetësh, në moshën 85-vjeçare.
Shpesh herë banorë të fshatrave të ndryshme në Tropojë kanë kërcënuar se do bllokojnë energjinë elektrike në Fierzë nëse ndërpritet energjia elektrike, por me masat shtrënguese të qeverisë, likuidimi i detyrimeve dhe faturave të energjisë elektrike është në rritje, pavarësisht se nuk përmbushen kriteret ligjore klient-OSHEE.
Fierza gjatë kohës së komunizmit ka qënë më e populluara, pasi në këtë këtu ndodhej edhe hidrocentrali më i madh në Shqipëri. Gjatë ndërtimit të këtij hidrocentrali, aty ka qënë ndërtuar edhe kampi i punëtorëve si dhe konvikti i tyre. Nuk kanë munguar edhe intelektualë e specialistë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Popullsia e Tropojës gjatë viteve të ndërtimit të hidrocentralit, gjigantit të dritës, u dyfishua për nga numri dhe u punësuan me qindra punëtorë.
Ish-komuna Fierzë, tashmë njësia administrative me të njëjtin emër në varësi të bashkisë së Tropojës, njihet shumë edhe si zonë turistike, pasi ajo është një ndër zonat më të bukura të veriut. Nga ndërtimi i hidrocentralit “lindi” liqeni i Komanit, një nga vendet më të bukura të lundrimit, por askush nuk është kujtuar për këtë lloj turizmi të veçantë, i lakmuar shumë nga të huajt, por edhe vendasit.

TITULLI I DYSHIMTE…drite dhe probleme
pse ky nihilizem kaq i madh.
ne partine e punes te enverit u bene keto cudira me permasa boterore
ne partine e sumes te sali rametes nuk bejne dot vjeljen e faturave
nje sugjerim per gazeten dite
pse thoni ju per kohen 1944-1990 sistem komunist ?
realisht ishte sistemi socjalist dhe duhet quajtur i tille
pse ky fjalor makartist-elezbiberit-naziberishist.
ka ndonje zog kurve te na thote
SA MILJARDE DOLLARE KANE PRODHUAR KETO MONUMENTET E XHAXHIT
OSE ME SAKTE PSE KANE TURP TA THONE ??
C`fare eshte ky artikull?Kush eshte ky “historian”?Pse o K/Redaktor u jepni hapesire ketyre te pa diturve.?Edhe nga hena te vinte,do kishte mare vesh ca gjera te verteta.Me cfare kurajo ky i pa ditur fyen nje plejad te tere intelektualesh qe punuan atje per 10 vjet.Ne ate kohe njerezve si ky u ishte vene nofka“KARADUZ” Interesohu o njeri dhemerr vesh se kush ishin Ing.qe punuan dhe i dhane rinin atij tempulli(nga ata qe citon, vetem E.Musliu ka punu ne Fjerze).Eh,sa munde te shkruhet per te gjithe ata,me nota shume optimiste dhe jo me nihilismin “e autorit”.
shikoni foton , edhe shtresa e salles eshte konceptuar me nje lloj dekori, krahasime me punet e sotme as ja vlen te behen, niveli profesional nga kuadrot, specialistet, tekniket dhe teri te puntoret me lopate ka qene shume me lart se sot, tani jane te zote vetem per te vjedhur dhe per asgje tjeter.
Shkoni njehere ne HEC e Fierze dhe shikoni ndryshimet .
Mos botoni foto te vjetra se diga sot duket si nuse diten dhe naten…
RROFTE MIQESIA ME KINEN QE NA dhuroi driten BIO qe po pasurohen SOT KAPITALISTET NORVEGJIA SUEDIA ANGLIA AMERIKA KANADAJA ETC
Fierza Gjigandi energjitik, por ne Kohen e Legjendarit ENVER HOXHA.
NE kohen e Koqe Kandareve, SALI MUTI, RAMUTI, LULUSHI B@THQ@RI, LIKE FLORIRI ETJ, humbi ……