Sepp Blatter është rizgjedhur në krye të trupës qeverisëse të futbollit botëror, FIFA, pavarësisht se votimi u errësua nga skandali më i rëndë që ka goditur këtë organizatë, me 7 të arrestuar për shkak të akuzave për korrupsion.
Rivali i Blatterit, Princi Ali bin al-Hussein i Jordanisë, u tërhoq nga gara pas raundit të parë të votimit, gjatë të cilit askush prej tyre nuk siguroi 2/3-tat e votave të nevojshme për t’u zgjedhur president i FIFA-s. Blatter kishte nevojë për 7 vota më shumë, por Princi Ali zgjodhi të mos vijonte më tej garën.
7 zyrtarë të lartë u arrestuan në Zvicër gjatë së mërkurës, si pjesë e një hetimi amerikan të FBI-së, që ka përfshirë 14 persona në total. Blatter, 79 vjeç, është përballur gjatë dy ditëve të fundit me presione dhe thirrje për të dhënë dorëheqjen, përfshi edhe nga kryeministri britanik, David Cameron, i cili të enjten në Berlin tha se Blatter duhet të largohet dhe “sa më shpejt aq më mirë”.
Votimi u mbajt në Kongresin e FIFA-s në Zyrih, ndërsa secilit kandidat iu deshën 140 vota për të fituar në raundin e parë. Dy kandidatët mbajtën fjalimet e tyre përfundimtare për t’u bërë thirrje zgjedhësve të votonin për ta.

KORRUPSIONI NE MAJAT E VETA.
Per ma mire , pritej ky rifreskim 79 vjeçar .