FIFA, Botërori i Rusisë do të ketë edhe…

Dita

Asambleja e IFAB, organi që qeveris dhe zhvillon lojën e futbollit votoi ‘pro’ përdorimit të sistemit VAR.

Në komunikatën e publikuar nga ky organ shkruhet se pas eksperimentimeve të zgjatura përgjatë dy viteve, në të paktën 100 ndeshje, operatori ndihmës me video për arbitrat është konsideruar pozitiv.

Rusia 2018 do të jetë Botërori që do të inaugurojë këtë risi teknologjike, duke qenë se votimi në asamble ishte pengesa e fundit për vendosjen në përdorim të VAR.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, asambleja refuzoi që sistemi VAR të përdorej në Champions League sezonin e ardhshëm.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *