FIFA cakton një arbitër rus për të gjykuar Spanjë-Shqipëri

Gazeta Dita
????????????????????????????????????

Një rus do të vendos drejtësi në stadiumin e “Rico Perez” të Alicantes, në sfidën Spanjë-Shqipëri. FIFA ka përcaktuar arbitrin Alexey Eskov, nga rusia, për të gjykua ndeshjen midis Spanjës dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e botërorit Rusi 2018.

Gjyqtari Rus ka nisur të drejtojë ndeshje ndërkombëtare në vitin 2011, në nivele jo shumë të rëndësishme. Në 2012 gjykon në raundet kualifikuese të Champions League, më pas në grupet e Europa League dhe duke debutuar në ndeshjet elemintore të botërorit një vit më parë.

Gjyqtari rus nuk i kursen kartontë gjatë ndeshjeve të ndërkombëtare. Alexey Eskov është detyruar të nxjerrw 12 herë kartonin nga xhepi në ndeshjen, Olimpiakos-Arouca, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të Europa League në sezonin 2016-2017.

Në ndeshjen e fundit, që Ai ka gjykuar për kualifikueset e Botërorit, ka qenë ajo mes Estonisë dhe Gjibraltarit, ku nuk i është dashur të përdor asnjë karton gjatë ndeshjes. Ndërkohë gjyqtari rus, Alexey Eskov, ka përdorur vetëm 6 herë kartonin e kuq, në 34 ndeshje ndërkombëtare, në të gjitha nivelet që ai ka gjykuar.

Këto statistika tregojnë se arbitri Rus mund të jetë zgjedhja e duhur e FIFA-s, për të gjykuar ndeshjen Spanjë-Shqipëri, që do të luhet më 6 tetor në stadiumin “Rico Perez” në qytetin Alicante të Spanjës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *