Nje lajm i keq dhe i papritur ka mberrutur pasditen e sotme ne zyrat e klubit te Flamurtarit.
Skuadra vlonjate ka mesuar se i jane ulur 3 pike nga renditja aktuale e klasifikimit.
Nje denim i tille ka ardhur nga ana e FIFA-s, per borxhet e prapambetura qe Flamurtari iu ka ish-lojtareve.
Nuk eshte qarte nese behet fjale per 17.5 mije eurot qe vlonjatet i detyroheshin Toni Pezos.
Kjo pasi nga ajo qe mesohet, pas ultimatumit te FIFA-s, klubi vlonjat i ka hedhur ne llogarine e mesfushorit kroat shumen e kerkuar qe ne muajin dhjetor te 2015-es.
Megjithate, ne oret ne vijim do te mesohet me saktesi se per cilin detyrim behet fjale.
Tashme me -3 pike, Flamurtari shkon ne 13 pike gjithsej, pra ne vendin e 9-te te renditjes duke qene ne zonen e ftohte, ate te skuadrave qe rrezikojne renien nga kategoria./Sportexpres
