FIFA hap hetim për “shqiponjën”, por edhe për Serbinë

DITA Online

 

Ishin heronjtë e ndeshjes duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë fitoren kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.

Por Xhaka e Shaqiri përveç fushës së lojës, “pushtuan” edhe mediat dhe rrjetet sociale me veprimin e tyre gjatë festimit të golave.

Dy futbollistët me origjinë shqiptare festuan duke bërë me duar shqiponjën.

Për këtë gjest ata do të jenë subjekt i një hetimi të hapur nga trupi disiplinor i FIFA-s.

Në një deklaratë të nxjerrë nga FIFA mbrëmjen e së shtunës, thuhet:

“Komisioni Disiplinori i FIFA-s ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë.

Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serbë, si dhe për rrëmuja tifozësh.

Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes.”

Hetimi ndaj Krstajiç është hapur për komentet e bëra pas ndeshjes, ku ai thotë: “Për fat të keq, vetëm serbët dënohen nga një drejtësi selektive. Më përpara Gjykata e Hagës, ndërsa tani Var”.

Por krahasimi me Gjykatën e Hagës, ku gjeneralët serbë janë dënuar për krime ndaj njerëzimit duket se do ti kushtojë shtrenjtë trajnerit serb.  

Sipas mediave ndërkombëtare, Shaqiri dhe Xhaka rrezikojnë të gjobiten, por nuk përjashtohet të pezullohen dhe për një ndeshje.

Pas ndeshjes, që ekipi i tij e fitoi 2-1, trajneri boshnjako-zviceran Vladimir Petkoviç është pyetur në lidhje me festimet e lojtarëve të tij, duke thënë se “kurrë nuk duhet të ngatërrohet futbolli me politikën. E rëndësishme është të jesh tifoz dhe të respektosh të tjerët. Ishte një atmosferë e mrekullueshme dhe kjo është ajo që duhet të bëjnë tifozët”.

a.s/dita

Share This Article
10 Comments
  • FIFA, sipas STATUSIT TETE DREJTAVE TE NJERIUT, nuk ka te drejte te denoje BESIMIN qe ka njeriu, nuk ka te drejte te denoje shenjat e besimit. Shqiptari ka nje FE, SHQIPTARINE prandaj ben edhe shenjen e vet te SHQIPES, te Flamurit qe eshte shenje mijevjeçare qe e ka shoqeruar popullin tone ne gezime e ne hidherime. Mos valle duhen denuar tere futbollistet, sportistet, kengetaret etj. qe bejne shenjen e kryqit apo qe falen kur festojne gjate garave te ndryshme???. Hetimi i FIFA eshte nje injorance shume e madhe nga drejtuesit e saj dhe duhet qe autoritetet shteterore ne te dy shtetet shqiptare duhet te protestojne. Ketij hetimi mund ti thuhet GENOCID, pasi ven ne dyshim shenjat e perkatesise ndaj nje besimi qe nuk ofendojne asnjeri.

    • Permbledhje shume e sakte.
      Me pak fjale dhe me pikat e duhura mbi ” i ”
      PS : po e beje copy pas per diku tjeter. .
      Nuk te ngelet hatri besoj. .. :-))

  • S’ka pse te denohen per nje gjest. Problemi eshte se serbo-greket i kane dhne kesaj shenje nje konatacion negativ. Mddia e kazanit nderkombtar i ka dhene jehone ketyre mesazheve shoviniste qe urrejne cdo gje shqiptare. Shenja nuk eshte nacionaliste eshte identifikuese. Nuk eshte bere asnje krim me ate shenje por thjeshte ai qe ndjehet shqiptar vetidentifikohet me ate shenje. Njesoj sic francezer identifikohen me gjelin, ashtu dhe shqiptaret me shqiponjen. S’ka asnje gje te gabuar ketu.

  • DUAN TE NA HEQIN DHE FLAMURIN TONE NE SHEKUJ, VETEM SE NUK E DO KOMSHIU. I DUKET PROVOKUES. LEVIZ ZOTI RAMA.PO TENTOJNE TE NA ZHDUKIN.

  • Serbet duhet ti pjekesh ne hell te gjithe pa dallim, si’c ua beri ali pasha hormiviteve. Serbet dhe greket jane si pune vampirave kur u tregon kryqin vdesin

  • Asgje te tepruar nuk pati ne festimin e dy golave te Zvicres. Puna eshte se shqiponja i terbon sorrat serbo- greke. Ne te semave te vene se ne do i duam edhe me shume simbolet tona

  • Po denje Fifa esht vertetim qe esht racism! Turp qe kan haptim. Asnje jurist nuk mund ta denoj pa pranuar qe arsyeja esht racism!

  • Cka e ben gabim festimin me shqiponje dhe i jep konotacion konflikti nderetnik eshte fakti se ndeshja s’kish te beje me shqiperine.
    Luante zvicra vs. serbi, jo shqiperi vs. serbi dhe zyrtarisht ske arsye festimi me flamurin shqiptar. Qe dmth provokohen konflikte permes demonstrimit te simboleve etnike pa vend.

  • Federat FIFA ne gjunje para pretendimeve raciste fashistit Serbe.
    FIFA ule intiligjencen e vet per budallalleqet e pretendimeve serbe.FIFA nuk duhet te pranoje asnji pretendim per sadisfaksionin qe tregoje gezimi i golshenuesit zviceran Shaqiri apo Xhaka.
    Interpretimet e gershtimit te dy duarve i kryejn edhe shume sportiste te huaj qe nuk kane te bajne as me Shqiperine as me Serbin.Mos dhe keto provokojne serbet!?
    Mandej shqipen me dy koke e kane mjafte shtete sllave tue fillue nga vete Serbet e deri tek Cari Rus. Bile ato e kane shqipen me turli ngjyrash ne e kemi vetem ne ngjyre te Zeze mbi nji fasade te kendeshme te kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *