FIFA nis hetimin për Real Madridin

redaktor

FIFA nis hetimin ndaj Realit të Madridit për të verifikuar nëse ka respektuar artikullin 19 të rregullores për transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeç.

Lajmin e bën të ditur gazeta “AS”, që konfirmon se organi më i lartë drejtues i futbollit botëror ka kërkuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Në një letër dërguar nga zyrtari i FIFA-s, Kimberly Morris, federatës i kërkohet që të dërgojë në Zyrih të gjitha kontratat e transferimit të lojtarëve drejt Madridit.

Gjatë kohëve të fundit, klubi mbretëror ka zhvilluar një punë intensive për afrimin e disa të rinjve si Peeters, Asensio, Odegaard dhe Lucas Silva, por në klubin merengues drejtuesit janë shprehur disa herë në në transferimet e kryera nuk ka asgjë të jashtëligjshme. /SS

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *