FIFA pezullon Suarezin: 4 muaj nga klubi dhe 9 ndeshje me Uruguajin  

anazapta

Uruguaji humbet sulmuesin Luis Suarez. Bomberi Celeste që u vu në qendër të vëmendjes për kafshimin e mbrojtësit italian Giorgio Chiellini është përballur me “dorën e rëndë” të FIFA-s që e skualifikon 27-vjeçarin me 9 ndeshje pezullim. Por shtrëngata e institucionit më të lartë të futbollit botëror nuk ndalet me kaq pasi Suarez pezullohet për 4 muaj edhe nga çdo aktivitet futbollistik, çka do të thotë se ai nuk mund të luajë deri në fund të tetorit edhe me klubin e Liverpoolit.  Sulmuesi uruguaian e përsëriti gjestin e kafshimit për herë të tretë pasi një gëj ët tillë e kishte bërë edhe në kampionatin holandez me lojtarin e PSV Eindhoven, Ottman Bakkal dhe mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic.

Vendimtare për dënimin e uruguajanit u bë prova televizive pasi arbitrit kryesor të ndeshjes i shpëtoi ky detaj edhe pse Chiellini e reklamoi gjatë gjestin e sulmuesit në ndeshjen e fundit të grupit D mes Uruguajit dhe Italisë. Vendimin e FIFA-s e bën më të rëndë edhe fakti se Suarez nuk mund të hyjë në stadium apo të zhvillojë ndonjë aktivitet futbollistik, ndërsa çështja e largimit të tij nga Liverpooli bllokohet përfundimisht nga FIFA deklaron se lojtari nuk mund të përfshihet as në operacione merkatoje. Një vendim i rreptë me disa pika penalizuese që mund të shkaktojnë tërmet në karrierën e lojtarit më të mirë të Premier League ku shënoi 31 gola gjatë sezonit të fundit.

Share This Article
2 Comments
  • Po arbitri nuk u denua?! Mire qe nuk e pa, por kur ja treguan pse nuk reagoi? Kjo eshte poshtersi ne futboll qe arbitri te jep fitoren dhe ben si te doje

  • Une u lodha duke e Riperseritur qe ky Boteror eshte i SHITUR dhe i KURDISUR .
    Bile per kete kam bere edhe shume shkrime qe nga nentori 2013 se BALTA -BLATER ja ka shitur BRAZILIT Boterorin .
    Mu per kete ka perdorur BLATERI edhe organizimin e DEMONSTRATAVE ne BRAZIL ,qellimisht ,por me vone si me shkop magjik ato u ndaluan sepse ju dha SIGURI MAKSIMALE se BRAZILI do ta fitoje Kupen .
    Nuk keni pse te cuditeni as nga Eleminimi i ITALISE ,dhe SPANJES apo PORTUGALISE apo ANGLISE sepse SKENARI u zbatua ashtu sic ishte hedhur ne leter .
    Qellimisht keto te katerta kombetare ,luajten keq qe te eleminoheshin qofte duke ja shitur skemat e tyre Kundershtareve ,qofte duke luajtur pa impenjim dhe ne fund kur ato u eleminuan ,benin AKTORIN .
    E kam thene qe perpara se ne Brazil do te luhet RUGBY dhe jo futboll dhe se ekipet LATINE do te vazhdojne m etej dhe ne FINALE dalin BRAZIL-GJERMANI dhe Brazili fiton Kupen .
    Shikoni ju lutem sot se cdo te ndodhe ne ndeshjen BRAZIL -KILI
    Arbitri ,padyshim qe do ndeshkoje KILIANET qe ashtu si URUGUAJANET e kane ekipin te mbushur me KRIMINELE dhe RRUGECER , duke i penalizuar me gola ,te padhene ,me gola te pa qene por te dhene ne favor te Brazilit , me penallti te paqene ne favor te Brazilit ,ME POZITA JASHTE LOJE te paqena kunder KILIT ,keto te gjitha ,ne se do te jete nevoja , me karton ate verdhe dhe te kuq ,padyshim .Ky do te jete skenari i sotshem qe do te vihet ne jete .
    SUAREZI ? ,edhe kete e kam parashikuar qe ne fillim te boterorit ,kur kam permendur DHEMBET e tij qe jane si te vampirit qe kerkojne gjak dhe ai kete e beri .
    Per mua Suarezi ka probleme te lindura te SKIZOFRENISE dhe ai do te vazhdoje qe te HAJE prape kundershtaret sepse e ka ne ADN ne GENE e ka te trashegueshme .
    Shikoni sot se si do ta eleminoje F.I.F.A URUGUAJIN duke i lene rruge te lire KOLUMBISE qe te avancoje ,por ne fakt KOLUMBIA e meriton qe te kaloje ne TETESHE ,pavaresisht se edhe KOLUMBIANET nuk jane Engjej ,por jane te njejte si URUGUAJANET dhe KILIANET.
    KESHTU do te ndodhe sot me keto 2 takime !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *