FIFA sapo ka publikuar renditjen mujore të Kombëtareve ku ajo që bie në sy është rënia me 13 pozicione pas tre humbjeve dhe një barazimi në katër ndeshjet e fundit. Spanja vazhdon të jetë në krye të tabelës duke lënë pas Gjermaninë dhe Argjentinën, ndërkohë që surpriza e këtij muaji mund të quhet Belgjika dhe Zvicra, të cilat renditen në vendin e pestë dhe të shtatë duke lënë pas emra të mëdhenj si: Itali, Hollandë dhe Angli. Brazili i Luiz Felipe Scolarit nuk renditet as në Top 10, po duhet të kënaqet me vendin e 11, ndërsa Franca renditet vetëm e 21-ta. Kjo renditje do të ndikojë edhe në hedhjen e shortit Play-Off të eleminatoreve “Brazil 2014″
