FIFA rrëzon kërkesën e Serbisë: Xhaka dhe Shaqiri NUK pezullohen!

Leda Hysa

 

Federata serbe i bëri kërkesë FIFA-s që të reagonte ndaj Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës që bënë simbolin e shqiponjës pas golave që i shënuan Serbisë në Botëror.

Një kërkesë të tillë FIFA e mori parasysh dhe nisi hetimin, por vendosi si të papërshtatshëm arsyetimin e Serbisë për t’i pezulluar.

Nga dënimi ka shpëtuar edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichsteiner, i cili bëri edhe ai shqiponjën në shenjë mbështetjeje për shokët e ekipit.

Nëse do të dënoheshin, dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës dhe kapiteni i saj do të mungonin në dy ndeshjet e ardhshme të Botërorit.

UEFA thotë se ata kanë shkelur rregullat e Fair Play por siç ka arsyetuar vendimi, festa e tyre ishte spontane dhe lidhet me historinë e tyre.

Ata do të vazhdojnë të luajnë dhe nuk ka vendim për pezullim. Ky vendim i jep fund shpresave të Serbisë për dënim të ashpër ndaj shqiptarëve.

Për ta është vendosur vetëm një gjobë në total prej 10 mijë frangash.

Argumentimi i FIFA-s:

Për shkak të shkeljeve të nenit 57 të kodit disiplinor të FIFA-s, dhe sjelljeve josportive në kundërshtim me fair-play gjatë festimit të golave në takimin Zvicër – Serbi, lojtari Granit Xhaka dënohet me 10 mijë franga zvicerane, Xherdan Shaqiri dënohet me 10 mijë franga zvicerane (CHF), dhe Stephan Lichsteiner me 5 mijë CHF.

Federata e Futbollit Serb është dënuar me 54 mijë CHF dhe tërheqje të vërejtjes për shkak të shfaqjes së flamujve me mesazhe diskriminuese dhe hedhje të objekteve në fushë nga ana e tifozëve serbë.

Kryetari i Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza dhe selektori Mladen Krstajic për shkak të shkeljes së kodit disiplinor, gjegjësisht dhënies së deklaratave në kundërshtim me këtë kod, dënohet me nga 5 mijë CHF dhe vërejtje publik.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Serbet jane milet i semur.Ato mbijetojne vetem me shpifje dhe lufte.Lufte nuk i lejon bota te bejne.Mbeten vetem me shpifje dhe iluzione prej deshprimit qe nuk kan variant per t’iu pervesh nacionaliteteve te tjera.Ekzeplarin origjinalin e tyre e kemi ne Shqiperi.Pislleku Sali Rame Berisha.
    A nuk kerkoi revolucion.A nuk mbijetoj nga shpifjet dhe krijimin e frikes ndaj cdo kundershtarit qofte dhe te vathit te tije SHQUP me hapjen e dosjeve.Ku e vetja asht ma nga mizerabilet e mizerableve.

  • Federatat shqiptare,si te kosoves si te shqiperise,bejne sehri kur serbet shfaqen me fotot e krimineleve,apo kur lojtaret serbe tregojne 3 gjishta : nuk po tolerojne shqipojnje ,pra as ne nuk duhet te tolerojme 3 gjishtat e tyre

  • FIFA nuk duhet te jep asnje shenje, se perkrah racizmin,Kjo u degjua kur kekrohej ndeshkimi i Gjafes e Shaqirit pse pershendeten me Shqiponje.Shqiponja nuk eshte racizem,Racizem eshte sharja e shqiptarvet,thirrja “Vdekje shqiptarevet”qe kerkonin serbet e ruset ne stadium,Kjo eshte racizem albanofobi qe dihet e njihet qe prej kohesh nga Vija Beograd-Atine-Moske ku e ka djepin kjo hapesire ortodokse-skizmes antishqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *