FIFA ka organizuar edicionin e katërt të çmimeve prestigjoze për futbollistët më të pikasur të sezonit të kaluar ditën e sotme në teatrin La Scala të Milanos.
Në ceremoni dedikuar vlerësimit të më të mirëve, FIFA shpalli njëmbëdhjetëshen më të mirë të sezonit që lamë pas.
Menjëherë vihet re se “skuadra e më të mirëve” dominet nga lojtarët e Real Madridit. Në njëmbëdhjetëshe ka katër lojtarë të kësaj skuadra, konkretisht kapiteni Sergio Ramos, mbrojtësi Marselo, mesfushorin Modriç dhe anësori Hazard, i cili u transferua këtë verë në “Santiago Bernabeu”.
Kampionët e Europës, Liverpuli, përfaqësohet nga dy lojtarë, konkretisht portieri Alison dhe mbrojtësi Virxhil Van Dajk.
Me nga dy lojtarë përfaqësohen dhe Barcelona e Juventusi. Katalanasit kanë mes më të mirëve Leo Mesin dhe holandezin De Jong, sikundër dhe bardhezinjtë që kanë Ronaldon dhe De Light.
Sikundër vihet re, tre ish-lojtarë të Ajaksit të Amsterdamit janë në këtë formacion, por tashmë me fanellat e reja. Formacionin e kompleton asi i Paris Sën Zhërmenit, Kilian Mbape, ndërsa trajner është gjermani Jyrgen Klop, arkitekti i triumfit madhështor të Liverpulit.

e.ll./dita
