Renditja botërore për muajin dhjetor të vitit 2012 nuk sjell asnjë ndryshim për kombëtaren shqiptare. Në klasifikimin mujor të FIFA-s, kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazit ruajnë vendin e 63, kjo dhe për faktin se në muajin e fundit të vitit të kaluar nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje. Por nëse kuqezinjtë nuk kanë luajtur nga vendi nuk ka ndodhur e njëjta gjë për disa nga skuadrat e grupit E eleminator të kampionatit botëror, grup në të cilin është edhe Shqipëria.
Kështu Zvicra, skuadra më e mirë e grupit ka lëvizur një pozicion në renditje, duke ndërruar vend me Bregun e Fildishtë. Helvetët kanë zbritur nga vendi i 13 në të 14, kjo për faktin se afrikanët kanë qënë aktivë me miqësore gjatë kësaj periudhe. Nuk ka lëvizur nga pozicioni i 26 norvegjia, ndërsa zbritje në klasifikim pëson Sllovenia, plot 14 pozicione duke u renditur në vendin e 49. Por nëse skuadrat kryesore të grupit kanë pësuar rënie, nuk ndodh kështu me Islandën që rikuperon një pozicion në renditjen e fifas, duke u pozicionuar në vendin e 96. Plot 20 pozicione ka humbur Qipro, që rrëshket shumë poshtë në vendin e 127. Nuk ka ndryshim klasifikimi botëror në 10 vendet e para, me Spanjën që udhëheq duke u ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina.
Supersport