Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: FIFA, vendimi për Kosovën merret në janarin e 2014
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > FIFA, vendimi për Kosovën merret në janarin e 2014
Sport

FIFA, vendimi për Kosovën merret në janarin e 2014

anazapta
Published December 7, 2013
Share
SHARE

Vendimi nëse Kosova do të mund të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare do të merret më 10 janar. Konfirmimi erdhi nga presidenti i FIFA-s Sepp Blatter, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv në Salvador de Bahia të Brazilit, ku dje u hodh shorti i finaleve të botërorit. Ky vendim ishte paralajmëruar disa ditë më parë, madje edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë të përgatitur madje të bindur së në fillim të 2014 Kosova do të fitojë të drejtën për të luajtur takime miqësore ndërkombëtare. Në faqen zyrtare të FIFA-s bëhet e ditur se Komiteti Ekzekutiv është informuar edhe për takimin ndërmjet Krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe atyre të Serbisë, i zhvilluar më 10 tetor në Zyrih. Mendohet se para se të jepet vendimi do të ketë një tjetër takim me palëve, që të arrihet një konsensus fillestar, ndoshta që Kosova t’i zhvillojë takimet miqësore pa simbolet e saj, ndonëse qëndrimi i palës serbe deri tani ka qenë i prerë kundër. Gjithsesi FIFA do të kërkojë të shfrytëzojë autoritetin e saj për të gjetur një pikë takimi, edhe pse për momentin të dyja federatat, kosovare dhe serbe, qëndrojnë fort në llogore.

 

anazapta December 7, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?