Njē person që pretendon sëmundje për të cilat edhe shkenca po has në vështirësi për t’i dhënë një kurë gjendet në Tiranë dhe ishte në qendër të kamerave të fshehta të emisionit investigativ Fiks Fare.
“Fiksi..” lë katër takime në ditë të ndryshme me mjekun popullor në përpjekje për të shëruar një vajzë me kancer.
I pyetur se si mund të shërojë kancerin në gjoks pa u operuar, ai thotë se i duhet që ta prekë gjoksin dhe nëse vlerëson se gjëndrat janë deri në një gradë të caktuar, siç shprehet ai, e kuron për 30 mijë lekë (të vjetra).
Ai pretendin se kurin dhe Sida-n.
Kura për Sida-n është 6 muaj. “Kura është 6 muaj që duhet të vazhdohet. Pastaj ishalla fati yt e fati im që ti të shërohesh e unë të marr namin që u shërua”, thotë mjeku popullor në video.
Mjeku pajtohet që t’i jap ilaçin pa pagesë, por që pas shërimit ajo duhet t’i bëjë një nder, që kur të dalë në intervista të tregojë se kush e ka shëruar
“Me prostatën i kam shëruar 200 veta që kanë qenë për spital dhe mund të vdisnin, ndërsa të tjerëve ju kam tretur gurët e veshkave se këto bimët e mija edhe tresin”, tregon mjeku.
Mjeku u ka kënduar ilaçeve, por vendos t’i këndojë edhe vajzës.
Në fund kërkon 25 mijë lekë (të vjetra) me gjithë këndimin, por pranon edhe më pak, mjafton që lekët të mos ia japin me zemër të thyer.
Në takimin e katërt, shkojnë te mjeku në mënyrë që ky t’u këndojë sërish. Por, ai i njofton vajzat se “mbreti i ilaçeve” ishte “pjekur” dhe ato mund ta marrin.
*********
Materiali i plotë mund të shihet video në emision

Bir Xhafer i nënës kë të qaj më parë,,,!Nuk u zhduknë akoma këto mostra ,rrasin brënda,,!
Përse .?