File: Skënderbeu është harruar, në fund qëndrojmë në Superligë

redaktor

Humbja minimale me Skënderbeun në sfidën hapëse të kampionatit që u zhvillua në “Qemal Stafa” nuk e ka demoralizuar Elbasanin në këtë fillim sezoni. Loja ndaj kampionëve në fuqi dha shenja pozitive, pavarësisht faktit që debutuesit në superiore nuk grumbulluan asnjë pikë. Sipas trajnerit Ilirjan File, Elbasani sheh me optimizëm nga sfida e radhës ndaj nënkampionëve të Shqipërisë.

“Atmosfera në skuadër është e qetë, ndërsa grupi i futbollistëve që kam në dispozicion është i plotë. E kemi lënë pas humbjen me Skënderbeun dhe do të shkojmë ndaj Kukësit për të luajtur futboll”, tha File në një prononcim për “Supersport”.

Kalendari në këtë start sezoni e ka vënë Elbasanin përballë skuadrave më të forta, gjithsesi File beson se skuadra e tij do të ketë mundësi për t’i rikuperuar pikët.

“Kampionati është shumë i gjatë, do të ketë kohë për të rikuperuar pikët. E nisëm me kundërshtarë të fortë, por në fund të fundit do të luajmë ndaj të gjitha skuadrave”, theksoi tekniku i verdhebluve.

Përsa i përket objektivit, trajneri elbasanas është i bindur për mbijetesën, edhe pse do të kishte dashur edhe disa elementë të tjerë cilësore në skuadrën e tij.

“Sigurisht që do to të mbijetojmë. Ndoshta nuk kemi zhvilluar merkaton më të mirë, sepse na duheshin edhe disa elementë cilësorë, por unë jam i bindur se do ta arrijmë objektivin”, deklaroi Ilirjan File.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *