Filipi dhe të tjerët

redaktor

Ironia dhe karikatura janë shoqe të pandara.

Këtë herë është ironia e fatit që solli një paralelizëm jo të paqëlluar mes ngjarjes tragjike të redaksisë së revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, dhe fatit të një karikature (dhe për pak, edhe të vetë autorit) në Shqipërinë e mesit të viteve 90-të.

Ngjarja që treguam sot në kopertinën e Ditës sigurisht që mund të tretet në mjegullat e viteve, por rikthime të kujtesës nën ndikimin e masakrave si kjo ndaj shtypit dhe fjalës së lirë, janë të paevitueshme.

I kontaktuar nga DITA, dje Filip Çakuli i kujton me qetësi ato 48 orë. Por…. “të them të vërtetën, nuk e di si do kishte shkuar puna. Më futën në një qeli pasi kontrolluan zyrën, shtypshkronjën, morën çfarë gjetën. Por pata fatin të mos mësohesha shumë me ndjesinë se po e pësoja keq. Reaguan menjëherë Këshilli i Europës, OSBE-ja, organizata të tjera, dhe më liruan”. Madje, shton Filipi, ato ditë po negocioheshin kushtet e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, dhe nga pesë kushte, u shtua dhe një i gjashtë, “lirimi im”.

Ja pra, dhe një karikaturë shqiptare e dënuar nga regjimi (sepse nuk mund ta quash ndryshe një pushtet që ndëshkon për një karikaturë) i Berishës president. E cila në fakt është vetëm përshkrim, sepse as vetë Filipi nuk ka ku ta gjejë. “Kjo është më e bukura”, thotë Çakuli, që edhe në raste të tilla zbulon humorin dhe jo dramën, “ligjërisht, edhe sikur të kisha shkelur ligje, unë mbaj përgjegjësi për atë që botoj, që hedh në treg. Por kopertina e shkretë ishte ende projekt. Akoma dhe kjo e shqetësonte Berishën”.

Këto ditë që fjala e lirë kundrejt shtypjes së kësaj fjale, janë çështja kulmore e botës demokratike, për shkak edhe të gjakderdhjes pariziene, është fakt që në Shqipëri, njerëz të shtypit dhe medias e kanë pësuar edhe më keq se fatlumi Filip Çakuli.

I rrahur dhe i masakruar nga njerëzit e Berishës dhe Gazidedes, sot ish-gazetari i “Koha jonë” Zamir Dule është shndërruar në gjysmë njeriu, dhe jeton me të jëmën në Miras në Korçë, i harruar nga të gjithë.

Ka patur gazetarë të plagosur edhe më 21 janar ; të tjerë janë rrahur “demokratikisht” në shenjë paralajmërimi.

Këto episode nuk duhen harruar. Edhe kur bëjnë sikur nuk i mbajnë mend ata që i kanë shkaktuar, duhet t’ua kujtojmë.

Share This Article
1 Comment
  • Jam moshatar me Filipin dhe me kujtohen ne Qytetin Studenti ne vitet 1974-75 qe ishte nje “low-life’ qe ne dy vitet e para nuk ja varte kush por pastaj “e mori vehten”…Kam lexuar ne interviste te gruas se tij para 1 viti ku I rreshqiti goja dhe tha se ne vitet 1990-92 ne kishim mike te shtepise Lenka Cuko…..ndoshta ashtu si ishim miq qelbesira xhelil gjoni me ndyresiren Arben Hamami..I magjinoni se kush “luftonte” enverin te RD filipit e viteve te para te saj.

    Dhe kjo kopertina e gazetes Hosteni qe ishte vetem ne koken e Lipes tingellon pak bajate.

    Ndryshe nga gjithe bota ku gazetaret duhet ti fusin friken qeverise (kriminelit berishe) eshte e kunderta qe qeveria I ka shkerdhyer nenen ketyre gazetareve si ne rastin e Hostenit

    Jo vetem kaq por gazetare si Fejziu,artanhoxha,preq zogaj,frrok cupi,mark,marku,aleksander frangaj,andi bushati,fatos lubonja henri cili etj etj kane vite qe po e terrorizojne ate popull per cerek shekulli neper tv-ra dhe jane keto plehra qe kane bere te mundur “lulzimin” e krimineleve Sal dhe Lul

    troc ne shqiperi nuk ka as gazetari as drejtesi..por rame e sali..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *