Dhjetori është muaji, kur thuhen më shumë fjalë të mira dhe bëhen dhe më shumë dhurata. Për ata që punojnë në media festat janë pak më të çmuara, pasi sezonet e ngjeshura, puna me orë e pa orë, i bëjnë ato pak ditë pushimi në fundvit më të
mezipritura se në profesione të tjera.
Stafi i Fiks Fare duket se e ka nisur festën pak më herët se të tjerët përshembull. Pogradeci është destinacioni që Filip Çakuli ka zgjedhur për stafin e tij, të cilit nuk ia kursen qejfet.
Bashkia e qytetit të Pogradecit ka organizuar panairin e verërave për fundvit, ndaj prezantuesit e emisionit, Fiori Dardha, Albana
Osmani e Gent Pjetri, gazetarët, velinat së bashku me drejtorin Filip pasi kanë shijuar verën ia kanë marrë vënçe, siç e do zakoni në sebepe të tilla, me valle. Flet fotoja vetë.
