Filipine kërcënon se do të dalë nga OKB

Elton Tafaruci

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka kërcënuar se do të dalë nga Kombet e Bashkuara, si një kundërpërgjigje për kritikat e bëra ndaj tij për politikat e ashpra që ka ndërmarrë për të luftuar krimin dhe drogën, shkruan CNN.

Udhëheqësi i ri i këtij vendi i bëri komentet në një fjalim të dielën në Davao City, në qytetin jugor të Filipineve ku ai shërbeu si kryebashkiak për mëse dy dekada.

“Ndoshta ne do të duhet të vendosim për t’u ndarë nga Kombet e Bashkuara, “ tha ai për këtë. Na nxirrni nga organizata juaj. Ju nuk keni bërë asgjë gjithsesi.”

Ai e akuzoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara se nuk ka bërë asgjë për gjendjen e vështirë të vendit: “Kur keni qënë këtu për herë të fundit? Asnjëherë! Kurrë. Vetëm kritikoni.”

Komentet erdhën disa ditë pas Kombet e Bashkuara i kërkuan qeverisjes së Durertes të bënte një hap pas me luftën e saj të dhunshme ndaj krimit të drogës.

Qëkurse Durerte mori detyrën kanë ndodhur mbi 650 vrasje policore që shefi i Policisë, Roland Dela Rosa, i justifikoi si vrasje për vetëmbrojtje në radhën e më shumë se 900 vrasjeje të pashpjegueshme.

Durerte ka akuzuar publikisht dhjetra zyrtarë dhe politikanë të vendit sit ë përfshirë në tregtinë e drogës.

Share This Article
1 Comment
  • DROGA DUHET TE LEGALIZOHET NE TE GJITHE BOTEN.
    BURGJET E BOTES JANE MBUSHUR ME TE RINJ.
    POLITIKA BOTERORE NUK E LEGALIZON DROGEN PER TA PATUR MONOPOL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *