Një burrë ka hapur zjarr në Kauit, qytezë në 40 km nga kryeqyteti i Filipineve, Manila, duke vrarë 5 persona, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe një vajzë shtatë vjeçe. Lajmin e bën të ditur BBC.
Burri jetonte në afërsi të qendrës tregtare dhe është vrarë nga policia, e cila më pas është vënë një ndjekje të një të dyshuari si bashkëpunëtor.
Sipas të dhënave të para, vrasësi ka qenë në gjendje të dehur, kur ka kryer masakrën.